Nesër vazhdon seanca e 45 e kuvendit

Maqedonia

Nesër vazhdon seanca e 45 e kuvendit

Më: 2 maj 2018 Në ora: 20:42
Kuvendi i Maqedonise

Për shkaqe teknike, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pasdite nuk vazhdoi e punën rreth seancës së 45-të. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi në fillimin e pjesë së pasdites të seancës së sotme tha se ndërpritet për shkak të shkaqeve teknike dhe mospasjes së energjisë elektrike në pjesë të caktuara të qytetit.

“Për shkak të defektit në qytetin e Shkupit, jashtë Kuvendit, këtu e ndërpres punën dhe do të vazhdojmë nesër në orën 11”, deklaroi Xhaferi. Deputetët në pjesën e paradites miratuan shumë ligje, mes të cilave ligjin për arsim të lartë, dhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për gjykatat, për Këshillin Gjyqësor, për armë, për siguri  të trafikut rrugor dhe të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat