Sigurohet naftë më e lirë për bujqit e Maqedonisë

Maqedonia

Sigurohet naftë më e lirë për bujqit e Maqedonisë

Më: 3 maj 2018 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

Kuvendi i Maqedonisë miratoi ndryshime dhe plotësime të pesë ligjeve të sferës së bujqësisë.

Bëhet fjalë për ligje për bujqësi dhe zhvillim rural, për gjueti, peshkatari dhe kulturë ujore, për tokë bujqësore, si edhe për material farërash për të mbjella të ndryshme.

Me këto ndryshime zyrtarizohet zbatimi i masës për bashkëfinancim të harxhimeve për blerje të naftës për mekanizëm bujqësor.

Kështu, 54 mijë ekonomi bujqësore që kanë të evidentuar hapësira bujqësore, do të përfitojnë nga nafta e lirë, që do të ndikoj në uljen e harxhimeve të prodhimeve.

Ndryshim tjetër me rëndësi është shtyrja e shlyerjes së obligimeve ndaj Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), që shkaktonte problem për pagesën e subvencioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat