Rritet numri i aksidenteve, Spasovski: Kemi shtuar kontrollet policore

Maqedonia

Rritet numri i aksidenteve, Spasovski: Kemi shtuar kontrollet policore

Më: 3 maj 2018 Në ora: 22:48
Oliver Spasovski

Policia ka shtuar kontrollet e sigurisë në rrugë për të parandaluar aksidentet në komunikacion dhe për të rritur sigurinë e qytetarëve.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, hedh poshtë zërat se kontrollet janë shtuar me qëllim që të mbushet arka e shtetit përmes gjobave. Sipas tij, asnjë gjobë nuk mund të arsyetojë humbjen e jetëve të njerëzve nga shoferët e dehur apo të pakujdesshëm.

“Kjo nuk ka lidhje me mbushjen e buxhetit, sepse nëse shikojmë se ndodhin aksidente trafiku çdo ditë dhe nëse shikojmë se ka persona të lënduar, të vdekur, si në rastin në Gjorçe Petrov, dua të apeloj te qytetarët që të jenë thellësisht të vetëdijshëm për atë se duhet të jenë vozitës të ndërgjegjshëm, sepse para së gjithash e rrezikojmë jetën e fëmijëve tanë, po edhe të gjithë qytetarët tjerë dhe vetveten”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Përveç kontrolleve në rrugë, MPB po punon edhe për të shtuar bashkëpunimin me organizatat qytetare, sidomos në pjesën e edukimit dhe preventimit. Sot u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi mes MPB-së dhe Shoqatës qytetare “Civil”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat