Dimitrov: E ndajmë fatin e njëjtë me BE-në, por ende nuk jemi në tryezë

Maqedonia

Dimitrov: E ndajmë fatin e njëjtë me BE-në, por ende nuk jemi në tryezë

Më: 4 maj 2018 Në ora: 15:26
Nikolla Dimitrov

E ndajmë fatin e njëjtën me BE-në, por ende nuk jemi në tryezë, deklaroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në takimin e tretë katërpalësh ministror të Maqedonisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë, i cili po mbahet sot në Selanik.

“Politikisht ne jemi pjesë e BE-së, gjeografikisht tani më jemi atje, e ndajmë fatin e njëjtë ekonomik në lidhje me tregtinë dhe investimet e njëjta. E ndajmë fatin e BE-së, por nuk jemi me të vërtetë në tryezë”, tha Dimitrov, në takimin në të cilin morën pjesë edhe shefat e diplomacive të Greqisë, Shqipërisë dhe të Bullgarisë.

Ai e falënderoi ministren bullgare të Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva dhe kryeministrin bullgar Bojko Borisov, për atë që si vend kryesues me Unionin kanë arritur rajonin ta kthejnë në agjendën politike të BE-së, ndërsa vitin 2018 ta bëjnë vit të mundësive.
“Në takim kemi dy vende kandidate dhe dy vende anëtare. Besoj se nuk mund të bëhemi një vend me të vërtetë i gëzueshëm nëse rajoni nuk lëviz në drejtim të përbashkët”, tha Dimitrov dhe shtoi se ngjarjet e tanishme janë moment pozitiv për tërë rajonin.
Koxias në hapjen e takimit porositi se sfidat në korniza botërore e detyrojnë rajonin e EJL-së ta rrisë integrimin.
“Ndryshimet që po ndodhin në botë çojnë deri në konkludimin se duhet ta intensifikojmë dhe thellojmë bashkëpunimin midis vendeve të EJL-së”, tha Koxias.

Ai përmendi se thellimi dhe bashkëpunimi i mëtejmë është veçanërisht i rëndësishëm për shkak të dy qëllimeve, “IRJM”-ja dhe Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së dhe të mundësohet përgatitje për bashkëpunimin i tyre në kuadër të Unionit.
Shfaqi shpresë që kjo iniciativë, të cilën e ka ngritur Greqia para rreth dy vjet e gjysmë është ringjallur dhe është bërë traditë.

Propozoi përforcim të bashkëpunimit në përballjen me çështjen për refugjatët dhe kontrollin kufitar, por edhe bashkëpunimin e qendrave universitare dhe hulumtuese, në energjetikë dhe infrastrukturë.
Shefave të diplomacive të katër vendeve do t’u bashkohen edhe ministrat e transportit dhe të punëve të brendshme.
Tema të takimit janë bashkëpunimi tejkufitar për europerspektivat e Ballkanit Perëndimor, për ndikimin e ngjarjeve të Lindjes së Afërt ndaj rajonit, mundësitë për zhvillimin e infrastrukturës rrugore. Do të bëhet fjalë edhe për bashkëpunimin midis policive, luftën kundër krimit tejkufitar dhe të organizuar dhe përballjen me emigracionin.

Shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, sot do të kenë takim të ri bilateral në kuadër të takimit ministror.
Takimi është një mundësi për vazhdimin e bisedimeve për zgjidhjen e kontestit afatgjatë për emrin. Pas takimit është paraparë deklaratë e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë.
Dimitrov dhe Koxias sërish duhet të takohen edhe javën e ardhshme në konferencën ndërkombëtare që do të mbahet në vendin Sunio, në afërsi të Athinës.

Takimi ministror do të përfundojë me konferencë të përbashkët për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat