BDI: Taravari heq dorë nga përkujdesi ndaj shkollave

Maqedonia

BDI: Taravari heq dorë nga përkujdesi ndaj shkollave

Më: 4 maj 2018 Në ora: 15:55
BDI

BDI, dega Gostivar përmes një reagimi ka shfaqur shqetësim rreth mbarvajtes së procesit edukativo – arsimor në Komunën e Gostivarit.

Në reagim thuhet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës – MASH i ka hequr Taravarit të drejtën për emërim dhe shkarkim të drejtorëve, por jo edhe kompetencat e tjera që ia garanton ligji, transmeton Flaka. 

“Marrjen e kompetencave nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës – MASH sa i përket emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve, Kryetari i Komunës së Gostivarit e keqpërdori për të hequr dorë nga arsimi në Komunën e Gostivarit. Nga marrja e kompetencave, Taravari ka hequr dorë nga kujdesi institucionet arsimore, edhe pse, Komuna e Gostivarit është themeluese dhe e ka për obligim të kujdeset për mbarvajtjen e procesit edukativo – arsimor”, vijon reagimi.

Për kaq kohë, sipas BDI,  Kryetari i Komunës së Gostivarit institucionet arsimore i keqpërdori vetëm për tu fotografuar, për organizimin e ekskursioneve, fotografimin e nxënësve dhe organizimin e maturës, kjo, me të vetmin qëllim interesin material për grupet e tij të interesit.
“Rast eklatant është rasti me nëndrejtoreshën e Shkollës së Mesme Ekonomike Komunale, e cila, maturantëve u imponon për mbrëmjen e maturës grupin muzikor të bashkëshortit dhe djalit të saj, për kundër dëshirës së maturantëve”, thuhet në reagim.

Ndërkohë, shtoin nga BDI, përkujdesi institucional i Komunës së Gostivarit sa i përket mbarvajtjes së procesit edukativo – arsimor në shkollat publike, thuajse nuk eksizton.

“Për kundrazi, institucionet e themeluara nga Komuna e Gostivarit, siç është rasti me Ndërmarrjen Publike Komuna – NPK “Komunalec”, kanë filluar një fushatë represioni ndaj shkollave, duke ua bllokuar llogaritë bankare për faturat e papaguara. Aktualisht, Shkollës së Mesme Komunale – SHMK, Gjimnazi si dhe Shkollës Fillore “Ismail Qemali”, në Gostivar u janë bllokuar llogaritë bankare nga kjo ndërmarrje që drejtohet nga kuadri i Taravarit”, thuhet në reagimin e BDI, dega Gostivar, nga ku, parashtrojnë disa pyetje drejtuar Kryetarit të Komunës së Gotivarit, Arben Taravari.
Pyesim publikisht Taravarin se cili është qëllimi i këtij urdhëri për të bllokuar funksionimin e shkollave publike të Gostivarit ?
Përse Taravari ka hequr dorë nga përkujdesi institucional për mbarvajtjen e procesit edukativo – arsimor në institucionet arsimore ?
Përse institucionet arsimore po shfrytëzohet vetëm për qëllime politike dhe fitimprurëse ?

Këto përgjigje, Taravari ua ka për borxh nxënësve, prindërve, kuadrit mësimor dhe qytetarëve të Gostivarit, janë pyetjet që BDI i drejton Taravarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat