Ziadin Sela me akuza të rënda ndaj Zaevit: Po bënë lojë të ndytë politike me shqiptarët

Maqedonia

Ziadin Sela me akuza të rënda ndaj Zaevit: Po bënë lojë të ndytë politike me shqiptarët

Nga: A.M. Më: 5 maj 2018 Në ora: 21:01
Ziadin Sela

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, njëherish edhe deputet i Kuvendit të Maqedonisë, Ziadin Sela ka akuzuar kryeministrin e vendit, Zoran Zaev se po bënë lojë të ndytë politike.

Për më tepër, ai ka shkruar në Facebook se “tani që përballet me humbjen e besimit te elektorati shqiptar, zhvillon përmasat e planit të tij e që është degradim dhe poshtërim i politikbërjës shqiptare( dhe jo vetëm) duke i joshur e në të njëjtën kohë duke i edukuar që të kenë kujdes çfarë flasin në opinion, ndryshe nuk do e gjejnë veten pjesë të qeverisë”.

Postimi i plotë:                                                       

Te demokracitë opozita është një organ i sovranitetit të popullit, po aq vital, sa edhe qeveria. Të shtypësh opozitën do tê thotë të shtypësh sovranitetin e popullit. Kaq do të thoja hë për hë për lojën e ndyrë politike, disamujorshe, të kryeministrit Zaev. Josh dhe nuk zgjedh! Është vazhdim i planit të nisur(që në kohën e aferës së përgjimeve) për degradim të figurës së politikanit shqiptar, që dorën në zemër aspak s'është e vështire, me çka ka në to. Tani që përballet me humbjen e besimit te elektorati shqiptar, zhvillon përmasat e planit të tij e që është degradim dhe poshtrim i politikberjes shqiptare( dhe jo vetëm) duke i joshur e në të njëjtën kohë duke i edukuar që të kenë kujdes çfar flasin në opinion, ndryshe nuk do e gjejnë veten pjesë të qeverisë. Me të drejtë shqiptarët ndjejnë neveri nga ky poshtrim që atyre iu bëhet nëpermjet perfaqsuesve të tyre të zgjedhur.

Plani është i qartë, të shtypet opozita shqiptare dhe bashkë me të sovraniteti dhe integriteti i shqiptarëve në Maqedoni. Jo, nuk kalon. Ka opozitë, jemi ne bashkë me opozitaret e vërtetë-shqiptarët...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat