Sela letër Zhbogarit: Hetim ndërkombëtar për Kumanovën

Maqedonia

Sela letër Zhbogarit: Hetim ndërkombëtar për Kumanovën

Më: 9 maj 2018 Në ora: 17:02
Ziadin Sela

Në përvjetorin e tretë të konfliktit të përgjakshëm në Kumanovë, Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela kërkon hetim ndërkombëtar për “Kumanovën”. Duke theksuar se ky ishte rast i montuar nga partnerët e atëhershëm në Qeveri VMRO-BDI me një letër të hapur Sela i drejtohet ambasadorit të BE-së, Zhbogar.

Letra e Selës dërguar ambasadorit të BE-së, Zhbogar

“Ashtu si me shumicën e proceseve të panumërta politike të montuara nga VMRO-BDI, qytetarët ende nuk kanë përgjigje se kush ishin sponsorët e këtij rasti, pse e bënë atë dhe çfarë ndodhi saktësisht në atë ditë. Kërkoj angazhimin tuaj serioz në adresimin e drejtësisë selektive, veçanërisht në lidhje me rastet e montuara politike siç është rasti i Kumanovës, për të zbardhur sponsorët dhe motivet e tyre”.

Por kreu i partisë më të madhe opozitare, VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski vlerëson se vendimi i shqiptuar gjyqësor ishte i drejtë dhe se nuk ka nevojë për hetim ndërkombëtar.

Drejtësia duhet të kënaqet. Cilado “selfi” dhe buzëqeshje në vendin ku policët humbën jetët e tyre, iniciativë për arbitrazh ndërkombëtar e cila gjithnjë e më shpesh përmendet ose marrëveshje politike për punë që janë të qarta dhe shumë precize dhe ku tashmë ka faj të vërtetuar dhe përgjegjësi janë shkatërrim tendencioz i pasqyrës së qartë se krimi, terrorizmi dhe dhuna duhet të dënohen – tha  Hristijan Mickoski, VMRO DPMNE.

Mickoski ndër tjerash tha vendi nuk guxon t’i harrojë policët e rënë. Lideri i opozitës kërkoi nga Qeveria që të kujdeset gjithashtu për familjet e policëve të vrarë në aksionin e 9 majit të vitit 2015 në lagjen e trimave në Kumanovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat