“Është koha për veprim në Ballkanin Perëndimor”

Maqedonia

“Është koha për veprim në Ballkanin Perëndimor”

Më: 10 maj 2018 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Instituti amerikan “EastWest” dhe Komiteti kombëtar për politikë të jashtme amerikane, në raportin e titulluar “Koha për veprim në Ballkanin Perëndimor”, propozojnë veprime urgjente dhe pa precedent të SHBA-ve dhe BE-së në zgjidhjen e çështjeve të rajonit, që të pengohen konfliktet e mundshme.

Sipas tyre, politika e jashtme e SHBA-ve ndaj Maqedonisë, duhet të theksojë rëndësinë e zgjidhjes së çështjes së emrit.

Raporti inkurajon NATO-në që ta rifilloj procesin e anëtarësimit të Maqedonisë me referencën IRJM, dhe formalisht ta njeh vetëm pasi që të arrihet marrëveshja.

Shprehet shqetësim për qeveri të dobëta, sfida ekonomike, tendosjet ndëretnike ndërrajonale, dhe ndikimet e jashtme në Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe Serbi.

“EastWest” dhe Komiteti konsiderojnë se SHBA-të dhe BE-ja duhet t’u kundërvihen ndërhyrjeve të Rusisë, për të rikonfirmuar mundësinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, për anëtarësim në NATO dhe BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat