Lënda “Treqind”, fjalët përfundimtare thuhen më 16 maj

Maqedonia

Lënda “Treqind”, fjalët përfundimtare thuhen më 16 maj

Më: 10 maj 2018 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Me marrje në pyetje të të pandehurit të parë Gjoko Popovski, ish-ndihmës ministër i Punëve të Brendshme, sot në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për lëndën “Treqind”, në të cilin gjykohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me furnizimin publik të 300 automjeteve për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

I akuzuari i parë Popovski fillimisht u përgjigj në pyetjet e mbrojtjes, e pastaj me marrje në pyetje të kryqëzuar e morën edhe prokurorët e PSP-së.

Në fund të seancës së sotme, PSP në lëndë ofroi edhe dëshmi shtesë – raport për pronësi të numrave telefonikë nga Telekomi.

Seanca e re është caktuar për më 16 maj, kur duhet të jepen fjalime përfundimtare në lëndë.

Popovski, sipas aktit të prokurorisë, dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 453.570 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat