Maqedoni, pozita dhe opozita së bashku krijojnë kod etik për sjelljet në Kuvend

Maqedonia

Maqedoni, pozita dhe opozita së bashku krijojnë kod etik për sjelljet në Kuvend

Më: 10 maj 2018 Në ora: 19:00
Kuvendi i Maqedonise

Grupet e punës të deputetëve nga pushteti dhe opozita, në Kuvend punojnë për përpilimin e kodeksit etik për deputetët.

Kodi etik ka për qëllim që të forcojë etikën, sjelljen e deputetëve dhe të rrisë besimin në Parlament, si bartës i pushtet ligjvënës

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, tah se dokumenti është në verzionin draft dhe nga ai pritet që Kuvendi të jetë më funksional, të vendosen normat etike, standarde dhe rregulla pa dallim kush është në pushtet ose oopozitë.

Në diskutimin e sotëm ka marrë pjesë edhe ambasadori i Francës në Maqedoni, Christian Thimonier, i cili tha se deputetët dhe përbërja parlamentare duhet vetë ta gjej mënyrën e sjelljes etike.

Kodi etik parlamentar pritet të hartohet në dialogun e “Jean Monnet” në Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat