Ambasadori Jess Baily sot e vizitoi Manastirin

Maqedonia

Ambasadori Jess Baily sot e vizitoi Manastirin

Më: 11 maj 2018 Në ora: 16:47
Jess Baily

Ambasadori i SHBA-së në Republikën e Maqedonisë Jess Baily sot vizitoi Komunën e Manastirit dhe realizoi një takim pune me kryetaren e komunës, Natasha Petrovska.

Petrovska i paraqiti potencialin e qytetit për, zhvillimin e turizmit, industrisë, bizneseve të vogla dhe të mesme dhe infrastrukturën.

“Manastiri ka potenciale të mëdha, të cilat, për fat të keq, ende nuk janë përdorur, por në to ka shumë hapësirë për përmirësim dhe investim. Ju mund të investoni në Parkun Kombëtar “Pelister”, si dhe masa të tjera që mund të merren për të rinjtë që të qëndrojnë në Manastir”, theksoi Petrovska.

Vizita e Ambasadorit Bailey në Manastir ishte në kuadër të aktiviteteve dhe organizimit të panairit të parë të Krijuesve në Ballkan, që zhvillohet nga sot deri më 20 Maj në Manastir, me pjesëmarrjen e 20 organizatave krijuese nga Maqedonia.

Ngjarja është një tubim i entuziastëve teknologjikë, zanatçi, mësues, inxhinierë, klubet shkencore, autor, artistë, studentë dhe njerëzit nga bizneset e të gjitha moshave. U pasurua me demonstrime praktike dhe punëtori për printera 3D, robotikë, programim kompjuterik dhe punë artizanale, njoftojnë nga komuna e Manastirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat