Tre prokurorë të Maqedonisë përballen me masa disiplinore, sepse nuk kanë inspektuar për 27 prillin

Maqedonia

Tre prokurorë të Maqedonisë përballen me masa disiplinore, sepse nuk kanë inspektuar për 27 prillin

Më: 11 maj 2018 Në ora: 18:28
Maqedoni

Nën hetimet për përgjegjësi disiplinore janë tre prokurorë të cilët më 27 prill nuk kanë dalë për të inspektuar në Kuvend, edhe pse pas sulmit me forcë u lënduan disa deputetë dhe gazetarë. Siç mësojmë, tani për tani, ende nuk ka vendim mbi përgjegjësinë disiplinore, gjegjësisht procedura ende është në pritje.

Përgjegjësia e prokurorëve kërkohet për shkak se ata nuk kanë dalë në terren, por hetim në Kuvend e kanë kryer vetëm anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, megjithëse dihet se në vendin e ngjarjes duhet t dalë edhe një prokuror publik, i cili u jep udhëzime anëtarëve të Ministrisë së Brendshme.

Për shkak të këtij lëshimi në Prokurori, hetim për “të enjten e përgjakshme” po vazhdohet me muaj, ndërsa në fillim vetëm disa të dyshuar po ndiqen për “pjesëmarrje në turmë që do të kryenin dhunën”.

Edhe pas zëvendësimit të ish-prokurorit publik të Republikës Marko Zvërlevski, në verë, prokurorja e krimit të organizuar Vilma Ruskovska hyri në Kuvend, por vetëm për të pasur një pamje të brendshme të Kuvendit, sepse për gjithçka tjetër ishte tepër vonë.

Pak kohë pas kësaj, ishin ftuar për hetim disa deputetë dhe ish-drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov, i cili ishte akuzuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat