Jankulloska më 28 maj do të gjykohet për blerjen e makinës luksoze “Mercedes”

Maqedonia

Jankulloska më 28 maj do të gjykohet për blerjen e makinës luksoze “Mercedes”

Më: 12 maj 2018 Në ora: 12:43
Gordana Jankulloska

Më 28 maj në Gjykatën Penale do të fillojë gjykimi për ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska në lëndën e PSP-së “Tanku”, e cila është e akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë blerjes së veturës luksoze “Mercedes”.

Jankullovska në këtë lëndë do të gjykohet veçmas nga të akuzuarit tjerë, pasi me kërkesë të avokatëve të saj për shkak të shtatzënisë së rrezikuar gjykata vendosi që ajo të gjykohet në procedurë të veçantë.

Jankulloska do të gjykohet nga Lençe Gavrillova Efremova, e cila gjithashtu udhëheq lëndën “Tarifa”.

Në lëndën “Tanku” për të akuzuarit tjerë Nikolla Gruevski dhe Gjoko Popovski, më 14 maj do të thuhet fjalët përfundimtare, ndërsa më pas pritet të sillet aktgjykimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat