Komunikacioni me intensitet mesatar, nuk ka pritje të gjata në kalimet kufitare

Maqedonia

Komunikacioni me intensitet mesatar, nuk ka pritje të gjata në kalimet kufitare

Më: 13 maj 2018 Në ora: 10:46
Ilustrim

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti (ky informacion vlen vetëm për anën e Maqedonisë).

Lidhja Automoto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi të thata.

Ata rekomandojnë vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.

Në disa rrugë mund të ketë rrëshqitje të dheut sidmos në akset Koçani-Makedonska Kamenica-Dellçevë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Katllanovë-Veles dhe Resnjë-Bukovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat