112 deputetë përdorin rrjetet sociale

Maqedonia

112 deputetë përdorin rrjetet sociale

Më: 13 maj 2018 Në ora: 12:35
Kuvendi i Maqedonisë

112 nga gjithsej 120 deputetë në Kuvendin e Maqedonisë përdorin rrjetin social Facebook, tregojnë analizat e kryera prej 07 maj deri 11 maj të vitit 2018. Numri i deputetëve që përdorin Facebook-un është rritur për dy deputetë, në krahasim me vitin 2017, ku në këtë rrjet social kishte 110 deputetë që e përdorin.

Në krahasim me vitin 2009, kur për herë të parë janë kryer analiza të ngjashme, përqindja e deputetëve që përdorin Facebook-un është rritur për 77, gjegjësisht nga 35 deputetë tani ka 112.

Në këto analiza për herë të parë është bërë analizë edhe rreth përdorimit të rrjetit social Twitter. Ndërsa rezultatet kanë treguar se 31 deputetë/e në përbërjen aktuale të Parlamentit kanë llogari zyrtare në Twitter.

“Kjo është analiza e tretë që e bëjnë në 9 vitet e kaluar dhe është e qartë se deputetët me të madhe janë të pranishëm në rrjetet sociale. Por, vërehet se ka deputetë të cilët kanë faqe zyrtare ose profile në të cilat rradhë publikojnë përmbajtje, ose aktivizohen vetëm në fushatat parazgjedhore”, thotë Bojan Bordalov, i cili është njëri nga autorët e këtij hulumtimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat