OBRM-PDUKM: Qeverisja e LSDM-së merr hua të paarsyeshme

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qeverisja e LSDM-së merr hua të paarsyeshme

Më: 14 maj 2018 Në ora: 12:05
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM-ja opozitare konsideron se huamarrja e planifikuar për ditën e nesërme, me vlerë prej 16 milionë euro, paraqet edhe “një tregues që Qeverisja e LSDM-së nuk ka kapacitete që ta udhëheq shtetin.”

Sipas tyre, vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, Maqedonia mori 300 milionë euro hua, dhe se për vetëm dy javë, LSDM-ja e futi popullin në borxh të ri prej 25 milionë euro, kurse kufiri psikologjik i borxhit publik ka kaluar pesë miliardë euro.

OBRM-PDUKM-ja vlerëson se për çdo ditë ka “huamarrje të paarsyeshme”, ndërsa nuk ka projekte të reja, investime të reja, vende të reja pune, rroga më të larta, pensione dhe bursa, spitale, çerdhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat