Shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoni

Maqedonia

Shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoni

Më: 14 maj 2018 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Derivatet e naftës në Maqedoni do të shtrenjtohen për 1 denarë, 1,5 denarë dhe për 2 denarë. Kështu ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Eurosuper BS-95 do të kushtojë 71,5 denarë për litër, kurse vaji extra i lehtë do të kushtojë 52, denarë. Pra, këto dy derivate janë shtrenjtuar për 1,5 denarë.

Dizeli do të shtrentjohet për 1 denarë dhe çmimi i ri është 63 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shtrentjohet për 2 denarë, pra çmimi i ri do të jetë 73,5 denarë për litër.

Mazuti M-1 NS do të rritet pçër 2,1 denarë, pra çmimi i ri do të jetë 32,137 denarë për kilogram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat