Hoxha: Së shpejti do të startojnë me punën 1000 administratorët

Maqedonia

Hoxha: Së shpejti do të startojnë me punën 1000 administratorët

Më: 14 maj 2018 Në ora: 15:51
Muhamet Hoxha

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Muhamet Hoxha është shprehur se pret që së shpejti të fillojnë me punë 958 administratorët.

“Pas nënshkrimit të kësaj kontrate merret pëlqim edhe nga ana e Ministrisë së Shoqërisë Administrative por edhe nga ana e Ministrisë së Financave dhe me këtë kompletohet i gjithë procesi dhe më pas nëpunësit administrativ mund të fillojnë me punë. Një afat kohorë saktë nuk mund të japim, por së shpejti presim që administratorët e parë të startojnë me punë”, theksoi Hoxha në një deklaratë për Alsat-M.

Ndërkohë edhe nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës kanë të njëjtin qëndrim.

“Procesi i nënshkrimit të marrëveshjeve të 958 administratorëve është në rrjedhë e sipër. Shumë shpejtë do të fillojë edhe shpërndarja e të tjerëve. Kështu që jam i bindur se ky proces do të përfundoj së shpejti”, ka deklaruar ministri i Shoqërisë Informatike deh Administratës, Damjan Mançevski.Nga 958 administratorë që pritet të sistematizohen, 10% nuk i kanë pranuar vendet e tyre të punës. Ata kanë refuzuar nënshkrimin e kontratës për arsye të ndryshme, si largësia e vendit të punës nga vendbanimi dhe përshtatja joadekuate e profesionit dhe kualifikimit me punën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat