Ivanov kërkon nga MPJ raport për zhvillimin e bisedimeve për çështjen e emrit

Maqedonia

Ivanov kërkon nga MPJ raport për zhvillimin e bisedimeve për çështjen e emrit

Më: 14 maj 2018 Në ora: 16:15
Kryetari Gjorge Ivanov

Kryetari Gjorge Ivanov nuk është i informuar për bisedimet e më hershme nga takimet e fundit të Ministrit për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Ministrit për Punë të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias me ambasadorin Mathhew Nimetz, , informojnë nga zyra e kryetarit.

Zyra e kryetarit të Republikës së Maqedonisë, ka kërkuar në mënyrë të shkruar nga Ministria për Punë të Jashtme që të jepen: Raport nga takimi bilateral i kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, e mbajtur më 24 janar të vitit 2018, gjatë kohës së mbajtjes së Forumit Botëror Ekonomike në Davos, për të cilën thirren të dyja vendet gjatë zhvillimit të bisedimeve, si propozim-tekstet të bilaterale greke për tejkalimin e mosmarrëveshjes për emrin, e paraqitur nga pala greke dhe nga MPJ e Maqedonisë më 20 mart 2018, duke përfshirë edhe informacionet për grupin nga pala e Maqedonisë që ka marr pjesë në përpilimin e dokumentit. Nga zyra e kryetarit kanë kërkuar raport nga bisedimet bilaterale të ministrave të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat