Popovska kundërshton ndryshimet kushtetuese për çështjen e emrit të Maqedonisë - Bota Sot
Popovska kundërshton ndryshimet kushtetuese për çështjen e emrit të Maqedonisë

Maqedonia

E mërkurë, 15 gusht 2018

Popovska kundërshton ndryshimet kushtetuese për çështjen e emrit të Maqedonisë

Më: 15 maj 2018 Në ora: 12:38
Liljana Popovska

Liljana Popovska, deputete dhe kryetare e Ripërtëritjes Demokratike të Maqedonisë (RDM) nuk e pranon ndryshimin e Kushtetutës, nëse kjo nevojitet për arritjen e një marrëveshje me Greqinë.

Sipas saj, kjo paraqet cenim të të drejtës sovrane të qytetarëve për të vendosur për rregullimin e tyre të brendshëm dhe emërimin.

Popovska thotë se nuk ka të dhëna, përpos atyre që shkruhet në mediat greke, dhe se termi “erga omnes” keqpërdoret, duke shtuar se nuk mundet që kjo të zbatohet vetëm për Maqedoninë, pasi që bie në kundërshtim me të Drejtën Ndërkombëtare.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test