Forumi Rinor Shqiptar regjistrohet si OJQ në Maqedoni

Maqedonia

Forumi Rinor Shqiptar regjistrohet si OJQ në Maqedoni

Më: 15 maj 2018 Në ora: 17:50
Dokumenti

Nga dita e sotme tregut të organizatave jo qeveritare në Maqedoni është shtuar edhe një organizatë tjetër. Forumi Rinor Shqitar sot edhe zyrtarisht mori vulat nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë.

Kryetari i FRSH-së, Ariton Rama, i uroj të gjithë antarët dhe rininë në përgjithësi duke shkruar se janë organizata e vetme që janë regjistruar edhe në gjuhën shqipe.

“Sipas Qendrës për Regjistrim, Forumi Rinor Shqiptar është OJQ-ja e parë në vendin tonë që është regjistruar në dygjuhësi nga akti i themelimit e deri tek vula, tashmë edhe vendimi funksional edhe në gjuhën shqipe, pra asnjë procedur skemi pranuar pa figurimin e gjuhës shqipe. URIME të gjithëve”, ka shruar Rama.

Ndryshe FRSH-ja rrugëtimin e sajë e filloi një muaj më parë dhe qëllimi i kësaj organizate është unifikimi i rinisë shqiptare, krijimi i parlamentit studentor mbarë shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat