Agjendë e ngjeshur e Zaevit në Sofje, do të takohet me Cipras, Makron, Merkel, Kurc dhe Rute

Maqedonia

Agjendë e ngjeshur e Zaevit në Sofje, do të takohet me Cipras, Makron, Merkel, Kurc dhe Rute

Më: 15 maj 2018 Në ora: 19:39
Zaev dhe Cipras

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, më 17 maj do të marrë pjesë Samitin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perendimor që do të mbahet në Bullgari, vendi që është udhëheqës me Këshillin e Evropës. Gjatë kohës së Samitit, është e paraparë që të takohet edhe me kryeministrin e Greqisë, Alexis Cipras.

“Kryeministri do të marrë pjesë ne sesionin plenar punues në temë “Lidhje” (Connectivity), ndërkq gjatë kohës së darkës së shefave të qeverive dhe të shteteve, me përfaqësuesit më të lartë të trupave të Bashkimit Evropian, do të flet në temën “Përballje e përbashkët me kërcënimet”. Zaev do të ketë edhe takime bilaterale me shumë kryeministra dhe shefa të shteteve. Janë të planifikuar takime me presidentin e Francës, Emanuel Makron, me kancelaren gjermane, Angela Merkel, por edhe me kryeministrin e Holandës, Mark Rute”, informojnë nga Qeveria.

Në agjendën e kryeministrit Zaev janë të planifikuara edhe takime bilaterale me kryeministrat e Austrisë, Suedisë dhe Estobnisë, Sebastian Kurc, Stefan Lofven dhe Juri Ratas.

Zaev është i ftuar që të marrë pjesë dhe të flet në konferencën që do të mbahet paralelisht me Samitin e BE-së në Sofje.

Në Samitin në Sofje do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat