Lëvizja Besa pjesë e qeverisë së Maqedonisë - Bota Sot
Lëvizja Besa pjesë e qeverisë së Maqedonisë

Maqedonia

E mërkurë, 22 gusht 2018

Lëvizja Besa pjesë e qeverisë së Maqedonisë

Nga: N.H Më: 15 maj 2018 Në ora: 21:39
Afrim Gashi

Lëvizja Besa do të jetë pjesë e qeverisë dhe do të menaxhojë me kulturën në Maqedoni, përcjellë “Bota sot”.

Ky vendim është arritur sonte, pas një mbledhje që Kryesia Qendrore e Lëvizjes Besa, si edhe Kuvendi Qendror,  ku mori vendim që të bëhet pjesë e shumicës qeveritare dhe e pushtetit ekzekutiv.

Përmes një kumtese për media, ndër tjerash, ky subjekt njofton se deputetët e Lëvizjes Besa e kanë mbështetur shumicën dhe qeverinë në agjendën reformuese, dhe do t’i përgjigjën kërkesës së kryeministrit Zoran Zaev, që të bëhen edhe pjesë e pushtetit ekzekutiv.

Kjo është komunikata e plotë:

Lëvizja BESA: Besa do të jetë pjesë e qeverisë dhe do të menaxhojë me kulturën në vend

Sonte kishte mbledhje Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA, si edhe Kuvendi Qendror, ku – konform detyrimeve dhe te drejtave statutore – u diskutua dhe u vendos që Lëvizja BESA të jetë pjesë e shumicës qeveritare dhe e pushtetit ekzekutiv.

Ndonëse edhe deri më tash deputetët e Lëvizjes BESA e kanë mbështetur shumicën dhe qeverinë në agjendën reformuese, ne iu përgjigjëm kërkesës së Kryeministrit që të bëhemi edhe pjesë e pushtetit ekzekutiv. Me këtë rast dëshirojmë t’i theksojmë disa nga arsyet e rëndësishme që BESA t’i bashkohet qeverisë. Agjenda reformuese, procesi i zgjidhjes së kontestit të emrit, hapja e negociatave për integrim në BE dhe, veçmas, kohezioni i nevojshëm për anëtarësim në NATO, që sot mund të konsiderohet akti më i rëndësishëm historik për vendin, por edhe për shqiptarët, janë detyrime që na bëjnë koshientë për rëndësinë e momentit dhe anës në të cilën ne duhet të jemi të rreshtuar sot. E ne jemi për anëtarësim në NATO dhe për integrim në BE.

Neve na është besuar të udhëheqim me resorin e kulturës dhe kjo për neve është nder dhe mirënjohje, sepse një vend që viteve të fundit u betonizua ka nevojë për t’u çliruar dhe për të reflektuar vlera të njëmendta kulturore e shpirtërore, që – për fat të keq – deri tash ose janë mbuluar ose janë harruar.

Megjithatë, duhet të ritheksojmë se pjesëmarrja jonë në këtë qeveri është më shumë strategjike se procentuale, ndërsa ne jemi të bindur se Besa ka kapacitet të mjaftueshëm intelektual dhe menaxhues që të dëshmojë se ka ide, vizion dhe projekte që mund të ndihmojnë në avancimin e jetës kulturore në vend.

Për emrin e ministrit dhe detajet e tjera Kuvendi Qendror e ka autorizuar Kryesinë Qendrore që të vendosë pasi që të vijnë propozimet nga strukturat e Lëvizjes.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test