Zaev e pranon ftesën e Mickoskit për duel televiziv - Bota Sot
Zaev e pranon ftesën e Mickoskit për duel televiziv

Maqedonia

E mërkurë, 22 gusht 2018

Zaev e pranon ftesën e Mickoskit për duel televiziv

Më: 16 maj 2018 Në ora: 10:12
Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski

Kryeministri Zoran Zaev pranoi ftesën e udhëheqësit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për duel në televizion, konfirmojnë për AIM nga Qeveria.

“Hapja ndaj opinionit është një nga parimet bazë në të cilën punon kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev. Vazhdimisht komunikon me opinionin dhe në mënyrë reciproke, nëpërmjet pyetjeve dhe përgjigjeve, por edhe në debate dhe duele. Kështu që kryeministri Zoran Zaev është i gatshëm për duel televiziv dhe i gatshëm që të ballafaqohet me kundërshtarët politikë”, tha sekretari i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Mickoski mbrëmë në seancën e Komitetit Qendror të OBRM-PDUKM-së, i bënë thirrje Zaevit që të ballafaqohen në televizion dhe të diskutojnë për zhvillimin e bisedimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test