Tentim i ri për rifillimin e gjykimit për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës në Shkup

Maqedonia

Tentim i ri për rifillimin e gjykimit për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës në Shkup

Më: 16 maj 2018 Në ora: 10:41
Ilustrim

Në Gjykatën Penale të Shkupit do të ketë një tentim të ri të rifillimit nga e para të procesit gjyqësor për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës, në Shkup.

Procesi është dërguar në rifllimi pasi që lënda është marr nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), pas publikimit të përgjimeve të paligjshme.

Seanca paraprake nuk filloi pasi që mungonte i akuzuari Fejzi Aziri, i cili ishte i hospitalizuar në repartin e pulmologjisë në Shkup.

Për shkak të mosparaqitjes në burg, Fejzi Aziri është rikthyer në qeli, si i dënuar për armëmbajtje pa leje.

Për vrasjen e pesëfishtë janë akuzuar Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismaioviq, Fejzi e Haki Aziri dhe Sami Luta.

Në dhjetor, Gjykata e Lartë shfquzoi aktgjykimin e mëparshëm, dhe të akuzuarit u vendosën në masë kujdesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat