Amdi Bajram: U largova nga OBRM-PDUKM-ja kur e kuptova se anija e tyre po zhytet

Maqedonia

Amdi Bajram: U largova nga OBRM-PDUKM-ja kur e kuptova se anija e tyre po zhytet

Më: 16 maj 2018 Në ora: 14:49
Amdi Bajram

Amdi Bajram, lideri i Lidhjes së Romëve do të bëhet pjesë e Qeverisë Zaev, të udhëhequr nga LSDM-ja. Partia e tij nuk do të merr post ministror, por do të ketë përgjegjësi në disa pozicione.

Në bisedë telefonike me javoren “Fokus”, Bajram thotë se është shumë i kënaqur dhe falënderues për këtë vendim, pasi që në pesë muajt e fundit e ka mbështetur qeverisjen e tanishme, vetëm pasi që u bë i pavarur nga koalicioni me OBRM-PDUKM-në.

“Ku është populli, aty jam edhe unë. Patjetër të mendoj për romët, ne nuk jemi popull i fortë, dhe asnjëherë nuk kam fshehur se jam gjithnjë në pushtet. Nuk ka vend për aktrim ose fodullëk, ne jemi gjithnjë me fitimtarët, me ata që shumica ua dha besimin”, pohon Amdi Bajram.

Ai shprehet se ndërroi faqe, atëherë kur e kuptoi se anija e OBRM-PDUKM-së filloi të zhytet, duke shtuar se me largimin e Gruevskit, nuk kishte se çfarë të bënte më aty.

Amdi Bajram pohon se i ka tejkaluar të gjitha keqkuptimet me Zoran Zaevin, duke konfirmuar se i ka kërkuar falje për të gjitha ofendimet që ia ka bërë gjatë fushatës, duke thënë se dihet që ato gjëra janë vetëm politikë dhe asgjë personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat