Ligji i gjuhëve edhe mëtej mbetet "peng" i Ivanovit

Maqedonia

Ligji i gjuhëve edhe mëtej mbetet "peng" i Ivanovit

Më: 16 maj 2018 Në ora: 15:05

Ligji i gjuhëve apo siç tanimë ka bëjë "namin" në opinion duke u quajtur edhe si ligji i gjuhës shqipe edhe pse është miratuar me shumicën e votave të deputetëve ai nuk mund të vihet në funksion për arsyse se edne nuk është shpallur në "Gazetën Zyrtare" të Maqedonisë. 

Po pse po i bëhet kjo zvarritje institucionale këti ligji? Pse ligji nuk vihet në parktik dhe të jetësohet? Analisti politik Berat Azizi thotë se pengesa kryesore për Ligjin për gjuhët mbetet kryetari i shtetit Gjorge Ivanov, i cili dy herë ka refuzuar nënshkrimin e këtij ligji për arsye të njohura. 

"Në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe  respektivisht  me shpalljen në Gazetën Zyrtare me çka do të bëhej i plotfuqishëm doja të  thoja se tashmë është e qartë kjo çështje. Pengesa kryesore për Ligjin për gjuhët mbetet kryetari i shtetit Gjorge Ivanov, i cili dy herë ka refuzuar nënshkrimin e këtij ligji për arsye të njohura. Pra president i Ivanov. Nuk pajtohet me faktin që gjuha shqipe do të jetë e barabartë me gjuhën maqedonase në shumë nivele. Në anën tjetër askush tjetër pra asnjë institucion nuk ka kompetenca për të nënshkruar Ligjet që miratohen në Kuvendin e Maqedonisë", thotë Berat Azizi, analist.

Sipas tij, kemi një boshllëk edhe në Kushtetutën e vendit ku kompetencat e kryetarit nuk janë qartësuar si duhet sidomos në pjesën e nënshkrimit të Ligjeve duke marrë parasysh se Ligji miratohet për së dyti ose për së treti në kuvend. 

"Në anën tjetër mendoj se Ligji do të shpallet në gazetën zyrtare në një moment të përshtatshëm ashtu siç deklaroi më herët talat Xhaferi . Personalisht mendoj se Ligji mund të hyjë në fuqi pas përfudnimit të bisedimeve mes palës greke dhe maqedonase dhe pas Samitit të NATO-s. Para këtyre çështjeve komplekse  opozita maqedonase do ta shfrytëzonte për të krijuar krizë politike dhe për ti paraqitur sërish shqiptarët si pengues të rrugës euroatlantike të vendit", nënvizon Azizi. 

Nga ana tjetër, juristi Qenan Aliu thekson se sipas metodoligjisë të praktikuar, pika e fundit nga ku adresohet dekreti me tekstin e ligjit të aprovuar deri tek Ndërmarja Publike "Gazeta zyrtare e RM-së", është kabineti i kryetarit të shtetit. 

"Kryetari Ivanov nuk e firmos dekretin për shpalljen e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Prandaj e vetmja mënyrë është që parlamenti të shpërfaq precedent duke sjellur vendimi të posaçëm për shpalljen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, për shkak se kryetari i shtetit nuk përmbush detyrimin kushtetues. Madje është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese të prononcohet lidhur me ndonjë inicijativë eventuale për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit. Tjetër mënyrë për shpalljen e ligjit pa rreflektimin e Ivanovit nuk ka. Ligjet hynë në fuqi pasi që ato shpallen në "Gazetën zyrtare", sqaon Qenan Aliu, jurist.

Ai potencon se një prej instrumenteve më të rëndësishme me të cilën pushtetit ekzekutiv e kontrollon pushtetin legjislativ është vetoja e presidentit mbi ligjet e Kongresit. 

"Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara në Nenin 1,pjesa 7,paragrafët 2 e 3 sanksionon që: Projektligji që nxjerr Kongresi,i paraqitet presidentit për nënshkrim. Nëse presidenti nuk e miraton atë, ai i duhet që të ia kthejë Kongresit bashkë me vërejtjet brenda dhjetë ditësh, përjashtuar të dielat. Ky veprim quhet veto suspenzive. Megjithatë , Kongresi mund të nxjerrë një ligj pa marë parasysh veton e presidentit, por për të bërë këtë duhen votat e dy të tretave të anëtarëve në të dyja dhomat e Kongresit", bënë të ditur Aliu.

Kjo, shton mëtej Aliu dhe shumë komparime tjera flasin se Kushtetuta e RM-së për këtë çështje nuk parashehë veto xhepi dhe as mundësinë që vetoja suspenzive të shndërohet në veto apsolute.

"Ligji për përodrimin e gjuhëve mund ti nënshtrohet vlerësimit pranë Gjykatës kushtetuese, por presidenti i shtetit është i detyruar ta nënshkruaj Dekretin për shpalljen e ligjit. Gjorgje Ivanov nuk mund të bazohet në precedentët e vendosur nga ish presidentët e vendit por duhet të bazohet në analogjitë dhe praktikat parlamentare. Sepse Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk trajton privilegje apo interesa private grupore por një të drejtë të garantuar me norma ndërkombëtare", nënvizon Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat