Zaev-Georgieva: BB t`i mbështesë projektet e ndërlidhura për zhvillim të komunave - Bota Sot
Zaev-Georgieva: BB t`i mbështesë projektet e ndërlidhura për zhvillim të komunave

Maqedonia

E premte, 25 maj 2018

Zaev-Georgieva: BB t`i mbështesë projektet e ndërlidhura për zhvillim të komunave

Më: 16 maj 2018 Në ora: 18:29

Banka Botërore t'i mbështesë projektet e ndërlidhura me zhvillimin ekonomik lokal të komunave në Republikën e Maqedonisë, duke u mundësuar pavarësi më të madhe financiare dhe krijim të kushteve për rritje ekonomike. Këtë sot e theksoi kryeministri Zoran Zaev dhe drejtoresha ekzekutive e Bankës Botërore Kristalina Georgieva.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Zaev prej sot po qëndron në Sofje me rastin e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.Zaev dhe Georgieva, siç theksohet, kanë shfaqur kënaqësi të përbashkët nga bashkëpunimi i deritashëm dhe aranzhamaneve midis Republikës së Maqedonsië dhe Bankës Botërore, veçanërisht në pjesën e mbështetjes së Bankës në financimin e projekteve infrastrukturore, siç është rehabilitimi dhe rikonstruktimi i akseve rrugore rajonale dhe magjistrale.

Në takimin kryeministri Zaev i ka elaboruar projektet për pavarësi energjetike dhe për luftë kundër ndotjes së ajrit për çfarë është paraparë që Qeveria me mbështetjen e bankës, të formojë fonde për efikasitet energjetik kundër ndotjes së ajrit.

Georgieva në takim ka theksuar se banka është e gatshme së bashku me institucionet në shtetin tonë të përgatisë studim për vlerësim themelor të identifikimit të potencialeve të Republikës së Maqedonisë për rritje ekonomike dhe shoqërore, që mund të jetë bazë për strategjinë e ardhshme dhe për krijimin e vende të reja të punës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test