Rasti “Treqind”, Popovski duhet të kthejë 500 mijë euro

Maqedonia

Rasti “Treqind”, Popovski duhet të kthejë 500 mijë euro

Më: 16 maj 2018 Në ora: 19:23
Rasti “Treqind”, Popovski duhet të kthejë 500 mijë euro

Afër gjysmë milionë euro kërkon Prokuroria Speciale që t’i kthej ish ndihmës-ministri i furnizimeve publike në MPB, Gjoko Popovski në rastin e furnizimit të treqind automobilave të ri për shërbimet e policisë.

PSP kërkoi ai të gjykohet për abuzim me detyrën zyrtare derisa ka qenë në funksion të lartë në polici dhe ka qenë përgjegjës për furnizimin e makinave të reja. Popovskit i kërcënohet dënim i mundshëm me burg prej minimum katër deri 15 vite.

“Jemi të bindur se dëshmitë janë në anën tonë dhe presim vendimin e gjykatës”, tha prokurorja Fatime Fetai.

Avokatët e tij kërkuan që ai të lirohet nga akuza. Në fjalët përmbyllëse, i akuzuari Popovski tha se është ballafaquar me presione të fuqishme dhe kërcënime derisa ka zgjatur procedura gjyqësore. Megjithatë, vendosi të mos emërojë askënd, por shtoi se rasti seriozisht ka ndikuar në shëndetin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat