Bullgarët mbështesin Maqedoninë në kontestin me Greqinë

Maqedonia

Bullgarët mbështesin Maqedoninë në kontestin me Greqinë

Më: 17 maj 2018 Në ora: 11:16
Ilustrim

Bullgarët qëndrojnë në anën e Maqedonisë në kontestin me Greqinë për emrin e shtetit, transmeton Zhurnal. Kështu tregojnë të dhënat e një studimi special të "Galup International". 

Sipas rezultateve të hulumtimit, 70 për qind e bullgarëve kanë dëgjuar për negociatat mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin e shtetit. 

Vetëm 26 për qind e të anketuarve nuk kanë dëgjuar për këto negociata, ndërsa 4 për qind të tjerë nuk deshën të përgjigjen. 

Sipas këti studimi bullgarëve nuk u pengon që emri Maqedoni të mos ndryshohet. 54 për qind  mendojnë se emri i shtetit nuk duhet të ndryshohet, ndërsa 19 për qind vlersojnë se megjithatë emri duhet të ndryshohet. 

Nga personat që kanë njohuri për kontestin, 58 për qind thonë se janë në anën e Maqedonisë në këto negociata, ndërsa 15 për qind thonë se janë në anën e Greqisë, ndërsa 27 për qind nuk kanë mendim për këtë temë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat