Zaev dhe Tsipras intensifikojnë bisedimet rreth kontestit për emrin - Bota Sot
Zaev dhe Tsipras intensifikojnë bisedimet rreth kontestit për emrin

Maqedonia

E enjte, 21 qershor 2018

Zaev dhe Tsipras intensifikojnë bisedimet rreth kontestit për emrin

Më: 17 maj 2018 Në ora: 14:08
Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe kryeministri grek, Aleksis Tspiras, gjatë takimin në Sofje të Bullagarisë, 17 maj, 2018.

Kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras, kanë biseduar në Sofje të Bullgarisë lidhur me kontestin e emrit dhe me këtë rast kanë shprehur besimin për arritjen e një zgjidhje të pranueshme mes dy vendeve.

“Maqedonia dhe Greqia po forcojnë miqësinë. Me kryeministrin, Tsipras besojmë se mund të gjejmë zgjidhje e cila do të ruaj dinjitetin e qytetarëve të dy shteteve”, ka shkruar në Facebook kryeministri Zoran Zaev pas takimit me homologun grek Aleksis Cipras.

Detaje tjera nuk janë dhënë nga ky takim që është zhvilluar në margjinat e samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në Sofje të Bullgarisë.

Nga Qeveria e Maqedonisë, thonë se në takimin mes dy kryeministrave është biseduar për mundësinë që dy shtetet të afrojnë qëndrimet për një zgjidhje të pranueshme nga ana e tyre.

Pas takimit kokë më kokë, dy kryeministrat kanë zhvilluar takime të ndara me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Mediat në Shkup kanë raportuar për një zgjidhje të mundshme, por zbatimi i së cilës do të realizohej në faza. Maqedonia, sipas mediave do të pranonte një emër të ri, me gjasë Republika e Maqedonisë Veriore, për përdorim të gjithanshëm, si brenda ashtu edhe në relacionet ndërkombëtare, por kjo zgjidhje të hyjë në fuqi paralalelisht me procesin e integrimit të vendit të NATO dhe BE.

Greqia, siç bëhet e ditur, do të pranonte anëtarësimin në NATO por ratifikimi në Parlamentin e Greqisë do të bëhej në momentin kur Maqedonia do të bënte ndryshimet kushtetuese për zyrtarizimin e emrit të rim, sipas formulës “erga omnes”. Veç kësaj Maqedonia do të merrte edhe datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe ky proces nuk do të mbyllet pa zbatimin e plotë të marrëveshjes eventuale me Greqinë.

Njoftimet mbi një marrëveshje të tillë, që do të përfshinte edhe zgjidhjen e çështjes së gjuhës maqedonase, ka nxitur reagimin e opozitës e cila tani disa ditë kërkon takim të kreut liderëve të partive politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test