Përfundojnë sot stërvitjet ushtarake Maqedoni-Bullgari në Logodazh

Maqedonia

Përfundojnë sot stërvitjet ushtarake Maqedoni-Bullgari në Logodazh

Më: 18 maj 2018 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Forcat speciale të ushtrive të Maqedonisë dhe Bullgarisë do të mbajnë sot stërvitje të përbashkëta në Bullgari.

Të pranishëm do të jenë edhe Ministrat e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, Radmilla Sheqerinska dhe Krasimir Karakaçanov, si dhe shefi i armatës bullgare gjeneral Andrej Bocev.

Stërvitjet do të mbahen në poligonin Logodazh me çka do të përfundojë përgatitja përfundimtare e forcave speciale të të dyja vendeve.

Stërvitjet e përbashkëta të të dy shteteve fqinje të forcave për operacione speciale, filluan më 7 maj, ndërsa përfundojnë sot. Ato realizohen në rajonet e qyteteve Plovdiv dhe Bllagoevgrad.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat