Ademi: Të rindërtohet ura mes shtetit dhe diasporës

Maqedonia

Ademi: Të rindërtohet ura mes shtetit dhe diasporës

Më: 18 maj 2018 Në ora: 11:44
Edmond Ademi

Ministri i Diasporës së Maqedonisë Edmond Ademi e pranoi se ura e bashkëpunimit mes diasporës dhe shtetit në të kaluarën ishte e rënduar.

“Jam i bindur se në të kaluarën ura e bashkëpunimit mes shtetit dhe diasporës ka qenë e rënduar. Fakti që ekzistojnë ministra të diasporës tregon se ka dëshirë për ta rindërtu këtë urë që ka qenë e rrënuar”, tha Ademi.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të diasporës në ditën kur Kuvendi i Kosovës hapi dyert për ta, Ademi konstatoi se diaspora mund të luajë rol të rëndësishëm në shumë çështje.

“Nuk është vetëm aspekti monetar, por ka edhe çështje tjera që diaspora mund të luaj rol të rëndësishëm”, tha Ademi.

Përfaqësues të diasporës kërkuan sot mes tjerash përfaqësim politik.

Organizata Germin nga dje deri më 20 maj do të organizojë takimet “Diaspora Flet 2018”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat