Karakaçanov konfirmon emrin “Ilindenska Maqedonia” të jetë diskutuar ndërmjet kryeministrave Zaev e Tsipras

Maqedonia

Karakaçanov konfirmon emrin “Ilindenska Maqedonia” të jetë diskutuar ndërmjet kryeministrave Zaev e Tsipras

Më: 18 maj 2018 Në ora: 12:22
Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov

Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka deklaruar se Zaev e Tsipras janë dakorduar për emrin, tashmë të përfolur, Republika Ilindenska Maqedonia.

Ai thotë se Bullgaria nuk ka pretendime për emrin Republika e Maqedonisë, por shprehet kundër tjetërsimit të historisë dhe përndjekjes së atyre që kanë ndjenja bullgare në Maqedoni.

Karakaçanov pohon se ka dëgjuar të flitet për propozimin e lartpërmendur, duke shtuar se ka dëgjuar edhe propozime si Vardarska, apo edhe e Veriut.

Për BTV, Karakaçanov thotë se megjithatë, Kryengritja e Ilindenit ishte një kryengritje bullgare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat