Maqedoni, krerët e shtetit nuk janë informuar për propozimin e ri të emrit

Maqedonia

Maqedoni, krerët e shtetit nuk janë informuar për propozimin e ri të emrit

Më: 18 maj 2018 Në ora: 13:10
Ilustrim

Pavarësisht paralajmërimeve të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev se së shpejti do t’i njoftojw krerët e shtetit për fazën përfundimtare të negociatave nga qeveria ende nuk bëhet e ditur koha konkrete se kur do të ndodh kjo.

“Siç deklaroi kryeministri Zaev në fazën përfundimtare të negociatave nga pala maqedonase janë prezantuar më shumë opsione për zgjidhje të mundshme, por për një prej tyre është vërtetuar se ndoshta do të jetë e pranueshme për të dy palët. Nuk do të ketë komente të mëtejshme sepse fillimisht duhet të informohet lideri i VMRO-DPMNE, presidenti i shtetit dhe liderët tjerë, që do të ndodh shumë shpejt”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat