Takimi “Zhan Mone” në Ohër, parimet dhe Kuvendi në fokus

Maqedonia

Takimi “Zhan Mone” në Ohër, parimet dhe Kuvendi në fokus

Më: 18 maj 2018 Në ora: 15:08
Takimi “Zhan Mone”

Përfaqësuesit e partive politike parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë do t’i fillojnë sot bisedimet në kuadër të dialogut “Zhan Mone”.

Në bisedime do të flitet për Parimin kyç të pajtimit për një qasje të bashkuar ndaj integrimeve euro-atlantike për qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe forcimi institucional i Kuvendit si shtyllë demokratike e të gjitha reformave.

Takimi është nxitur dhe thirrur nga treshja Ivo Vajgl, Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan.

Pikat kyçe të debatit do të jenë Rregullorja e Kuvendit, Kodi etik, pavarësia buxhetore e Kuvendit, etj.

Dialogu pritet të përfundojë me një darkë, ku pritet të marrin pjesë liderët Zoran Zaev, Hristijan Mickoski, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Ziadin Sela, Bilall Kasami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat