“Republika Maqedonia e Ilindenit”, opsion i mundshëm për emrin?!

Maqedonia

“Republika Maqedonia e Ilindenit”, opsion i mundshëm për emrin?!

Më: 18 maj 2018 Në ora: 16:23
Pamje nga Shkupi

Nga Qeveria nuk zbulojnë ende asnjë detaj nga opsioni i pranueshëm për Qeverinë maqedonase dhe atë greke, si zgjidhje e mundshme për çështjen e emrit, e as spekulimet në mediat lidhur me emrin “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”.

 Gjithcka pritet të qartësohet të shtunën në takimin e lidërëve të thirrur nga kryeministri, Zoran Zaev ku do të marrin liderët politik dhe shtetëror.

Në opinion prej mbrëmë qarkullon propozimi “Republika Maqedonia e Ilindinet”. Derisa zyrtarisht ky propozim nuk komentohet, si i tillë u hodh poshtë nga mediat greke. Për të përditshmen “Ta Nea”, mediat e Shkupit në mënyrë haptas provokative po e propagandojnë propozimin “Maqedonia e Ilindenit”, e cila i referohet një beteje të zhvilluar për krijimin e një shteti sllav në Maqedoninë që përfshinte territore greke.

Andaj si i tillë ky propozim i papranueshëm për palën greke nuk mund të jetë propozimi i gjashtë në tavolinën e bisedimeve në Sofje. Duke cituar burime qeveritare, mediat në fqinjin jugor shkruajnë se “Maqedonia e Epërme” është zgjidhja e mundshme e propozuar nga zyrtarët evropianë gjatë Samitit të djeshëm në Sofje, ndërsa gjasa ka edhe propozimi “Maqedonia e Re”.

Mbetet akoma e panjohur se çfarë tjetër pos emrit përmban opsioni i plotë, respektivisht se si ky opsion e përkufizon identitetin, përfshirë këtu gjuhën, kulturën dhe shtetësinë; se cila do të jetë hapësira e përdorimit të emrit të ri dhe nëse do të ndryshojë Kushtetuta; se si dhe kur do të implementohet marrëveshja.

Megjithatë mediat greke raportojnë se kryeministri grek, Aleksis Cipras gjatë fundjavës Presidentit grek dhe liderëve të partive parlamentare do t’ua kumtojë lajmin se Greqia nuk është zmbrapsur nga kërkesat e saja, që do të thotë se IRJM-ja do ta ndryshojë Kushtetutën dhe se emrin e ri do ta përdor erga omnes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat