Ndoka: Standardet demokratike janë akoma shumë larg, BE mund të penalizojë vendet e Ballkanit për këtë

Maqedonia

Ndoka: Standardet demokratike janë akoma shumë larg, BE mund të penalizojë vendet e Ballkanit për këtë

Më: 18 maj 2018 Në ora: 18:54
Nard Ndoka

Samiti i Sofjes është një ngjarje, që tregon se ka një vëmendje të veçante për vendet e Ballkanit, përfshirë këtu Maqedoninë dhe Shqipërinë, kështu vlerëson në një prononcim deputeti në Parlamentin e Shqipërisë, Nard Ndoka i cili njëherit është edhe anëtarë i Komisionit për politik të Jashtme.

"Samiti i Sofjes është një ngjarje, që tregon se ka një vëmendje të veçantë për vendet e Ballkanit, përfshirë Shqiperinë e Maqedoninë. Ka një tendencë për vendimarrje historike, që të sanksionojë të ardhmen e BE-së, si bashkësi e kushtëzuar nga kontributet dhe pesha ekonomike. Mund të kalohet me tre nivele përfaqesimi dhe lidershipi, por me tendencë zgjerimi edhe për ne. Ky është nje plan dhe agjendë që po diskutohet tashmë, por vendimarrja do ndryshonte realietin aktual, duke e kthyer BE-në në superfuqi konkuruese, por edhe të domosdoshme për rajonin tonë dhe garanci globale", thotë për Zhurnal, Nard Ndoka, deputet në Parlamentin e Shqipërisë.

Sipas tij, është lajm i mirë që Shqipëria, po zgjidh problemin e kufirit me Greqine dhe Maqedonia po gjen gjuhën e duhur për emrin. 

"Pra nuk besoj se do ketë “veto”, ndaj nesh. Standardet demokratike janë akoma shumë larg dhe ky mbetet një problem i fortë dhe ndoshta penalizues për në Qershor. BE-ja e konsideron të rëndesishëm këtë agjendë, ndërsa politikanët shqiptarë thjesht si një detyrë shtëpie të bezdisshme", thekson Ndoka.

Ai konstaton se kjo është pikëpyetja që na shoqëron deri në Qershor, nëse BE-ja do përkrahe kombet, apo do të penalizojë politikën e papërgjegjshme përfaqësuese sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat