Mickoski: Personalisht mua, më pëlqen emri Republika e Maqedonisë

Maqedonia

Mickoski: Personalisht mua, më pëlqen emri Republika e Maqedonisë

Më: 19 maj 2018 Në ora: 07:43
Hristijan Mickoski

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha sonte se qëndrimin e partisë pas një propozimi të mundshëm për një marrëveshje mbi emrin do të jepet pas takimit të liderëve të planifikuar për nesër në Shkup.

“Në lidhje me çështjen e emrit, të presim nesër takimin e liderëve, pas asaj do të kemi qëndrim dhe pozicion. Për momentin unë nuk kam një qëndrim, unë jam një person serioz, për tema serioze dua që kem informacion serioz. Unë nuk do të doja të mendoj, as t’i përgjigjem pyetjeve hipotetike. Ne shohim optimizëm, pesimizëm, dhe nga ana e Greqisë dhe Maqedonisë, një atmosferë të mirë, prandaj presim takimin me liderët dhe do të marrim përgjigje. Personalisht mua, më pëlqen emri Republika e Maqedonisë”, tha Mickoski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat