Lëvizja Besa e Kasamit: “Ilindenska Makedonija” është emër i papranueshëm për shqiptarët - Bota Sot
Lëvizja Besa e Kasamit: “Ilindenska Makedonija” është emër i papranueshëm për shqiptarët

Maqedonia

E shtunë, 18 gusht 2018

Lëvizja Besa e Kasamit: “Ilindenska Makedonija” është emër i papranueshëm për shqiptarët

Më: 19 maj 2018 Në ora: 15:37
Bilall Kasami

Lëvizja Besa e Bilall Kasamit ka reaguar për informacionet e fundit lidhur me çështjen e emrit të ri të Maqedonisë. Nga kjo parti thonë se propozimi “Ilindenska Makedonija” është i papranueshëm për shqiptarët.

“Lëvizja Besa duke qenë e vetëdijshme se çështja e zgjidhjes së kontestit me Greqinë rreth emrit duhet të ketë një epilog sa më të shpejtë për të hapur rrugën e Maqedonisë drejt antarësimit në NATO, ne ripërsërisim qëndrimin tonë se çdo zgjidhje eventuale për emërtimin e ri të shtetit duhet që të mos përmbajë emërtime që favorizojnë një etni apo emërtime që favorizojnë një religjion, pasi që Maqedonia është shtet i cili realitetin e vet shoqëror e ka multi-etnik edhe multi-religjioz. Duke u nisur nga fakti se tashmë Greqia ka konfirmuar se në tavolinën e negociatave është emërtimi “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”, Lëvizja Besa shpreh qëndrimin e vet se ky emërtim nuk pasqyron realitetin multi-konfecional të shtetit që jetojmë dhe imponimi i këtij emërtimi do të sillte ndasi edhe më të mëdha brenda shtetit si dhe do hapte një çështje të re akoma me delikate në raportet brenda etnike dhe religjioze në vend”, thonë nga Lëvizja Besa.

Ata thonë se janë të vetëdijshëm se për faktin se përmes këtij emërtimi asocohet në Republikën e Krushevës, që për ne nuk ka asgjë kontestuese, por përdorimi i termit “Ilinden” që asocon me ditën e shpalljes të Republikës së Krushevës dhe ditën e festës ortodokse (Shën Ilija), është emërtim fetar që përjashton bashkësitë e tjera fetare në Maqedoni, përveç asaj ortodokse, gjë që është në kundërshtim me realitetin multi-konfecional që ka shteti.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test