Ndalohet kontrabandimi i një sasie të madhe të ilaçeve nga Maqedonia për Mal të Zi

Maqedonia

Ndalohet kontrabandimi i një sasie të madhe të ilaçeve nga Maqedonia për Mal të Zi

Më: 19 maj 2018 Në ora: 16:03
Ilustrim

Në kalimin kufitar “Bllacë e Poshtme” dje është parandaluar kontrabandim i një sasie të madhe të ilaçeve, të cilët duhej përmes Maqedonisë dhe shkonin në Mal të Zi.

Siç njoftojnë nga MPB, më 17 maj në kalimin “Bllacë e Poshtme” në dalje të Maqedonisë, në një makinë “Sharan” me targa të Maqedonisë është gjetur sasi e madhe e ilaçeve të destinuar për Malin e Zi.

Për ilaçet personat e arrestuar nuk kanë poseduar asnjë dokument, ndërsa nuk i kanë paraqitur as për kontrolle doganore në dalje të Maqedonisë. Z.J i cili ka drejtuar makinën dhe A.H janë marrë në stacionin policor për procedurë të mëtejme.

Nga policia njoftojnë se pas dokumentimit të rastit do të posedojnë procedurat adekuate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat