Maqedonia ndryshon emrin, si do të quhet tani

Maqedonia

Maqedonia ndryshon emrin, si do të quhet tani

Më: 19 maj 2018 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Pas takimit të liderëve sot në klubin e deputetëve, kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti, zv.kryeministrat Radmila Shekerinska dhe Bujar Osmani, ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov dhe deputeti Artan Grubi kanë bërë të ditur qëndrimin e tyre lidhur me zgjidhjen e emrit si dhe propozimin e ri.

Kryeministri Zaev ka thënë se propozimi i ri për emrin është Republika e Maqedonisë së Ilindenit ose në përkthim në gjuhën angleze si Republic of Ilinden Macedonia, duke shtuar se ky do jetë përdorimi i brendshëm dhe i jashtëm i emrit ndërsa gjuha do jetë gjuha maqedonase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat