Makina përfundon në shtyllë elektrike, lëndohen dy persona në Shkup

Maqedonia

Makina përfundon në shtyllë elektrike, lëndohen dy persona në Shkup

Më: 20 maj 2018 Në ora: 19:38
Ilustrim

Dy persona kanë marrë lëndime të rënda nga një aksident që ka ndodhur në hyrje të fshatit Novo Sello në Gjorçe Petrov.

Sipas Fokus, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 kur një makinë “Yugo” është përplasur për shtyllën elektrike.

Dy personat të cilët kanë qenë në makinë kanë humbur vetëdijen, ndërsa me makinën e Ndihmës së Shpejtë janë dërguar në spital.

Akoma nuk ka informacione për gjendjen e tyre shëndetësore, ndërsa pritet të konfirmohen edhe shkaqet e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat