FAO bën thirrje për mbrojtjen e bletëve

Maqedonia

FAO bën thirrje për mbrojtjen e bletëve

Më: 20 maj 2018 Në ora: 20:01
Ilustrim

Organizata për ushqim dhe bujqësi të KB-së (FAO) me rastin e Ditës së parë ndërkombëtare të bletës, 20 maj u bën thirrje shteteve dhe individëve të bëjnë më shumë për t’i mbrojtur bletët dhe pluhurimet tjera ose në të kundërtën, të rrezikojnë ulje të llojllojshmërisë së ushqimit.

Dita botërore e bletës, siç informojnë nga FAO, për herë të parë shënohet sot në fshatin slloven Breznica, nën mbështetjen e presidentit slloven Borut Pahor, Breznica është vendi i lindjes së Anton Jansha, pioner i bletarisë bashkëkohore, ndërsa ditëlindja e tij 20 maji është zgjedhur si ditë e shënimit të Ditës ndërkombëtare të bletës, çdo vit. Drejtori i përgjithshëm i FAO-s, Hoze Gracijano da Silva, në ceremoninë zyrtare, theksoi se vendet duhet të orientohen ndaj sistemeve dhe politikave më të qëndrueshme për ushqim të cilat kanë ndikim pozitiv ndaj pluhurimeve.

Fryti dhe cilësia e më shumë se 75 për qind të prodhimeve botërore ushqimore mbështetet deri tek një shkallë e caktuar e funksionit të pluhurimeve. Mungesa e bletëve dhe pluhurimeve të t’i çrrënjos kafenë, mollën, bajamet, domatet dhe kakaon – vetëm një pjesë e kulturave të cilat varen nga pluhurimi. Sllovenia dhe FAO janë të parat në formimin e Ditës ndërkombëtare të bletës përmes Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, të miratuar njëzëri vitin e kaluar me mbështetje nga Apimondia – Federatë ndërkombëtare e shoqatës së bletarëve, si dhe nga shoqata sllovene e bletarëve dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat