Osmani: Republika Ilinditase e Maqedonisë, dëshmi e bashkëpunimit shqiptaro-maqedonas

Maqedonia

Osmani: Republika Ilinditase e Maqedonisë, dëshmi e bashkëpunimit shqiptaro-maqedonas

Më: 20 maj 2018 Në ora: 21:23
Bujar Osmani

Zëvendëskryemisnitri Bujar Osmani thotë se propozimi Republika Ilinditase e Maqedonisë paraqet emrin e kryengritjes së përbashkët maqedono-shqiptare të vitit 1903, që flet për kohezionin dhe bashkëpunimin shqiptaro-maqedonas në ndërtimin e këtij shteti që para 115 vitesh.

Ai për “Report TV” në Shqipëri ka theksuar se është shum me rëndësi për integrimin e vendit në NATO dhe BE që propozimi të pranohet nga dy vendet dhe ai muajin e ardhëshëm të ratifikohet në kuvend.

Por Osmani nuk e përjashton edhe mundësinë që të ketë edhe kundërshtime qoftë në kuadër të luftës politike, apo edhe të interesave gjeopolitike që nuk duan ky vend ta zgjidh çëstjen e emrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat