Në Eurovision, Maqedonia u shpërblye për veshjen më të keqe të festivalit

Maqedonia

Në Eurovision, Maqedonia u shpërblye për veshjen më të keqe të festivalit

Më: 21 maj 2018 Në ora: 08:53
Grupi që përfaqësoi këtë vend e ka fituar çmimin “Barbara Dex Award” 2018

Përpos rezultatit mjaft të keq, duke mos u kualifikuar në fazën finale, Maqedonia korri edhe një rezultat tjetër negativ në Eurovision.

Grupi që përfaqësoi këtë vend e ka fituar çmimin “Barbara Dex Award” 2018 që ka të bëjë me veshjen më të papërshtatshme në këtë garë.

Votimi u hap një ditë pas finales së madhe, ku fituese doli Izraeli, ndër 43 konkurentët.

Nga të gjithë 43 pjesëmarrësit, shikuesit u pyetën se kë besojnë se ishte veshur më keq.

Marija Ivanovska ishte ajo që u votua për veshje të papërshtatshme, por për të njëjtën u kritikua edhe Bojan Trajkovski, ndonëse jo aq sa kolegia e tij e grupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat