Nxënës dhe arsimtarë nga Spanja, Truqia e Bullgaria vizituan qytetin e Kavadarit, për një punëtori

Maqedonia

Nxënës dhe arsimtarë nga Spanja, Truqia e Bullgaria vizituan qytetin e Kavadarit, për një punëtori

Më: 22 maj 2018 Në ora: 10:49
Ilustrim

Shkolla fillore “Goce Dellçev” në Kavadar ishte nikoqir i një grupi nxënësish dhe arsimtarësh nga Spanja, Turqia dhe Bullgaria.

Ata morën pjesë në punëtorinë shtatëditore, me temë “Ne jemi kundër diskriminimit dhe dhunës”, që u realizua në periudhën nga 4 e deri më 11 maj, në kuadër të programit “Erasmus Plus”.

Grupi prej 33 pjesëmarrësve, së bashku me 17 nxënës të dhe arsimtarë të shkollës së Kavadarit, patën mundësi për shoqërim dhe bashkëpunim.

Mysafirët nga vendet tjera u akomoduan në familjet e nxënësve të Kavadarit, duket patur kështu mundësinë për t’u njohur me kulturën dhe traditat e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat