Tevdovksi: Jemi të vetëdijshëm se pagat në Maqedoni duhet të jenë më të larta

Maqedonia

Tevdovksi: Jemi të vetëdijshëm se pagat në Maqedoni duhet të jenë më të larta

Më: 22 maj 2018 Në ora: 13:27
Dragan Tevdovski

Pagat në Maqedoni rriten. Paga mesatare për muajin mars është rritur për 3.5 për qind në krahasim me muajin mars të vitit të kaluar, ndërsa për 3.5 për qind kemi rritje të rrogave për tre muajit e parë në krahasim me tre muajit e vitit 2017, tha sot ministri për financa, Dragan Tevdovski.

Siç tha Tevdovski e rritja e pagës mesatare është detyrim i rritjes së pagave minimale.

Në pyetjen e gazetarëve a janë vetëm të rritura në letër, sepse qytetarët nuk po i ndjenjë ato, Tevdovski u përgjigje se të dhënat janë marr nga Enti për të dhëna publike.

Me rrogën mesatare 383 euro, Maqedonia është në vendin e fundit në rajoni, Paga mesatare në Bosnjë dhe Hercegovinë është 440 euro, në Serbi 422 euro, në Mal të Zi 512 euro, në Kroaci 832 euro, në Slloveni 1.077 euro, në Bullgari 457 euro. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat