OBRM-PDUKM: PSP-ja nuk ka asnjë argument të arsyeshëm kundër Gjoko Popovskit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: PSP-ja nuk ka asnjë argument të arsyeshëm kundër Gjoko Popovskit

Më: 22 maj 2018 Në ora: 18:22
Ilustrim

OBRM-PDUKM-ja kritikoi ashpër vendimin e gjykatës ndaj ish-funskionarit të saj, Gjoko Poposvki. Nga kjo parti thonë se Prokuroria Speciale nuk ka asnjë argument të arsyeshëm.

“Aktvendimi është reflektim i presionit politik të kartelit të qeverisë. Zoran Zaev personalisht paralajmëroi këtë ndjekje dhe në deklaratën e tij disa ditë më parë paralajmëroi aktvendimet e para. Sot gjykata varrosi drejtësinë dhe shtetin e të drejtës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Nga partia opozitare maqedonase thonë se procese të këtilla që i zhvillon gjykata nën presion të karteleve kriminale të pushtetit zhvillohen vetëm në Korenë e Veriut.

Përndryshe, Gjoko Popovski sot u dënua me nëntë vite burg në lëndën “Treqind” të PSP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat