Andrej Zhernovski do të jetë zv.ministër i Punëve të Jashtme

Maqedonia

Andrej Zhernovski do të jetë zv.ministër i Punëve të Jashtme

Më: 22 maj 2018 Në ora: 19:19
Andrej Zhernovski

Ish-kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, do të jetë zv.ministri i ri i Punëve të Jashtme.

Zhernovski ka qenë deputetë për nëntë vite (tre mandate) deri në vitin 2013 kur u bë kryetar i Komunës Qendër. Në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar ai tërhoqi kandidaturën si i pavarur, duke kaluar në radhët e PLD-së, parti e cila ishte në koalicion me LSDM-në.

Jozyrtarisht, zv.ministër do të bëhet edhe deputeti i LSDM-së, Petar Atanasov, i cili pritet të merr vendin e Arbër Ademit të BDI-së në Ministrinë e Arsimit, për të cilin thuhet se tani do të kalojë në postin e ministrit në po të njëjtin dikaster.

Ndërsa ministrja aktuale e Arsimit, Renata Deskoska do të kalojë në krye të Ministrisë së Drejtësisë, e cila është pa udhëheqës pas dorëheqjes së Bilen Salijit të BDI-së.

Robert Allagjozovski do të largohet nga Ministria e Kulturës, pasi kjo ministri i është dhënë Lëvizjes Besa të Afrim Gashit, ndërsa flitet që ministri i ri i Kulturës do të jetë Asaf Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat